Don Lush Gjergji, përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës ka qëndruar në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës ku ka përçuar urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Jemi këtu për të përcjellë në emër të Kishës Katolike, Ispeshkvisë, së pari myftiut dhe BIK-ut, miqve, dashamirëve dhe motrave dhe vëllezërve, urimet më të përzemërta për këtë festë”, është shprehur Gjergji.
“Flijimi dhe vuajtja janë kapitali ynë. Kemi vuajtur dhe pësuar gjatë shekujve dhe është mrekulli e Zotit mbijetesa jonë. Atë që vuajmë ne si besimtarë ia paraqesim Zotit dhe prandaj besojmë në të. Dhashtë Zoti që flijimet e të parëve tanë, t’i pranojë i madhi Zot”.
“Urojmë që ta vlerësojmë urinë e jashtëzakonshme që vjen nga Zoti dhe të flijohemi dhe të dhurohemi për të mirën e përbashkët”.