Skenës së muzikës po i shtohen çdo herë e më shumë artistë të cilit po sjellin risi dhe stile unike në estradën shqiptare.
Një ndër ta është edhe reperi i ri shqiptar që ka hyrë fuqishëm në tregun e muzikës, Don Destani ka lansuar projektin më të ri muzikor.
Rap-artisti ka publikuar këngën me titullin “Sekrete” që e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ndërkohë, për realizimin e këngës ndihmuan bashkëpunëtorët e artistit, producent i projektit është Nego, teksa nga ana vizuale u përkujdes produksionin ‘N’pik Creative’.
Projektin më i ri i Donit tashmë është lansuar në të gjitha platformat përfshirë në kanalin zyrtar të tij YouTube dhe Spotify.
Kujtojmë që Destani numëron disa projekt të suksesshme deri më tani, e fundit ishte “Corona” që deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.