3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Domethënia e simbolit, në emër të të cilit terroristi kreu sulmet ndaj myslimanëve

Sulmuesi Brenton Tarrant, (28) i cili në emër të supermacisë së bardhë vrau 50 besimtarë myslimanë në Christchurch të Zelandës së Re dhe la po aq të plagosur, në faqen e parë të manifestit që e kishte publikuar në rrjetet sociale pak orë para se të kryente sulmet, e kishte përdorur simbolin e diellit të zi, i cili kishte luajtur rol të rëndësishëm në serinë televizive “Hijet mbi Ballkanin”.

Bëhet fjalë për një simbol okult, i cili në ditët e sotme është i mbushur plot me mistere e që lidhet me një numër të madh organizatash sekrete dhe më së shumti përdoret nga përkrahësit e esktremit të djathtë, nazistët dhe satanistët.

Pretendohet se ky simbol përdoret që nga krijimi i qytetërimit që ne e njohim sot, por më së shumti u atribuohet nazistëve dhe njësive famëkeqe SS, pasuesit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e përdorin këtë simbol.

Sipas teorisë më të përhapur, simboli i diellit të zi ishte i vizatuar në dyshemenë e njërës nga dhomat e Kullës së Veriut, Kështjellës së famshme Vevelsburg në Gjermani, ku Shefi i Shtabit të njësive SS të Hitlerit, Heinrich Himler mblodhi anëtarët më të besuar nga ato njësi.

Dielli i zi kishte për qëllim të simbolizonte racën superiore, përparimtare, pra racën ariane me të cilën nazistët krenoheshin. Terroristi që kreu sulmet në Christchurch ishte pikërisht një nga neonazistët  i cili planifkonte të vazhdonte traditën e zgjerimit të racës së bardhë.

Kjo është ajo që shkruhet në simbolin e diellit të zi:

1. Anti-imperializëm

2. Luftë për rrethin ku jetojmë

3. Tregje të përgjegjshme

4. Shoqëri e lirë nga sëmundjet e varësisë

5. Rend dhe ligj

6. Autonomi etnike

7. Mbrojtje e trashëgimisë kulturore

8. Luftë për të drejtat e punëtorëve

Në dëgjimin e parë pas arrestimit të tij, pas një prej masakrave më të përgjakshme në histori, Tarrant në sallën e gjyqit duke buzëqeshur bëri pikërisht simbolin e dielli të zi (pushteti i bardhë, Supremacia e Bardhë) gjersa në manifestin e tij ai e bën të qartë se kishte ndërmend të luftonte kundër myslimanëve.

Në ndërkohë, kryeministrja e Zelandës së Re, Jasinda Ardern u shpreh se në kabietin e saj të premten, vetëm dy minuta para sulmeve terroriste në dy xhami të vendit, me postë u kishte arritur manifesti me simbolin e diellit të zi.

Kryeministrja tha se ka lexuar pjesë të tekstit, i cili përbëhej nga 74 faqe, e në të cilin Tarrant i aryseton planet e tij për sulmet në të cilat 50 myslimanë humbën jetën, transmeton reporteri.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img