Madhësinë e një peme në oborrin e Shukri Retkocerit në Ferizaj e ka arritur një trup i vetëm i domates që ky e mbolli në pranverë.
Burri që veshjen tradicionale e ka të zakonshme, thotë se ujit domaten çdo ditë nga dy litra ujë, prandaj edhe pret të rritet akoma, përderisa në rritje ndikon edhe plehu i shpezëve për çka i këshillon të tjerët që ta përdorin atë.
Domatet në kushte normale mund të rriten deri në tre, por edhe katër metra. Veçse kur arrijnë tek kjo gjatësia e fundit, bëhen lajm bote. /Klan Kosova/