0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Dollenberg: Doza e katërt e vaksinës anti-COVID mund të parandalojë ndonjë valë të re

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shumë shpejt në Kosovë do të nisë aplikimi i dozës së katërt të vaksinës anti-COVID, e kjo është mirëpritur nga kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, e cila thotë se në këtë mënyrë mund të parandalohet ndonjë shpërthim i mundshëm i ndonjë vale të re të COVID-it në vjeshtë.

Ajo thotë se aktualisht situata me COVD është pak me shqetësuese.

“Është e vërtetë që situata po duket të bëhet pak më shqetësuese pasi që shifrat siç e kemi vënë re edhe vitin e kaluar gjatë periudhës së verës ka një tendencë për rritje dhe shpërthejnë, sipas statistikave të deritanishme, në periudhën e vjeshtës dhe për të parandaluar këtë eksperiencë të deritanishme ka filluar të planifikohet qoftë për Kosovën por edhe për vendet e tjera një vaksinim pak më intensiv. Dihet që më shumë se 90% e popullatës evropiane është tashmë e vaksinuar dhe mbi 70% i kanë marrë tri doza madje, kështu që doza e katërt për Gjermaninë ku unë jetoj por edhe për vendet e tjera evropiane është bërë standarde. Ndërkohë që edhe Kosova për fatin e mirë po fillon ta implementojë si tendencë që të vaksinuarit me tre doza të marrin dhe një dozë rifreskuese për të parandaluar shpërthimet e vjeshtës”, theksoi Dollenberg.

Specialistja e mjekësisë familjare konsideron se në Kosovë përqindja e vaksinimit kundër koronavirusit është e ulët, prandaj konsideron qe edhe vendosja e masave përfshirë mbajtjen e maskës është zgjidhje e duhur për të parandaluar përhapjen.

“Përqindja e të vaksinuarve është realitivisht e ulët në krahasim me vendet tjera evropiane kështu që nëse Gjermania e ka hequr pothuajse absolutisht çdo lloj tendence për kthimin e një ‘lockdoën’ ose të maskës sepse edhe përqindja edhe atyre që preken nga COVID gjithnjë është në ulje kjo gjë nuk do të vlejë patjetër për Kosovë sepse sa më i ulët niveli i vaksinimit aq më e lartë rrezikun. Rreziku në Kosovë është aktual, rishikimi është një ide dhe iniciativë shumë e mirë, por të gjitha statistikat vazhdojnë të flasin se nuk do të kemi në verë një rikthim të maskës apo të këtyre distancës sociale. Pandemia edhe për Kosovën do të ketë një fund së shpejti”, u shpreh ajo.

Krahas pandemisë COVID-19 bota tashmë është në rrezik edhe nga lija e majmunit, por Dollenberg konsideron se kjo sëmundje e re nuk paraqet ndonjë shqetësim të madh për Kosovën por edhe Evropën në përgjithësi për shkak të numri të kufizuar të rasteve.

“Lija e majmunit vazhdon të mbetet me një përqindje shumë të ulët në nivel evropian, janë më numër rastet që i kemi identifikuar në Gjermani… Për Kosovën vazhdon të jetë i parrezikshëm qoftë për përhapjen e një epidemie, por edhe nga ana klinike, mund të them që virusi i lijës së majmunit është shumë herë më i dobët sesa ajo e koronavirusit dhe nuk përhapet me rrugë ajrogjene sikur koronavirusi por vetëm me një minikontakt shumë intensiv trupor siç mund të jetë përqafimi, kontakt seksual, kështu që virusi i majmunit nuk është edhe për Kosovën një sfidë për shëndetësinë“,u shpreh Dollenberg.

Kujtojmë, që ditëve te fundit ka një rritje të rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Vetëm në 24 orët e fundit pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 52 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 250. Ndërsa, sa i përket sëmundjes se lijës së majmunit, ka qenë vetëm një rast i dyshuar por që rezultatet e nxorën negativ.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img