Një çift nga Hungaria po kërkojnë ndihmë, pasi kanë humbur në malin e Llogorasë.
Çifti nga Hungaria, pasi kanë dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet Llogora, Karaburun, mbrëmjen e sotme kanë humbur në këtë pjesë dhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.
Kontaktin e fundit e kanë dhënë tek qendra e vizitorëve në Radhimë para dy orësh dhe deri në këto momente nuk ka asnjë informacion për ta.
Ndërkohë punonjës së qendrës së vizitorëve kanë dalë në pyllin e Llogorasë per gjetjen e çiftit nga Hungaria.
Mësohet se personat të cilët kanë dalë për të kërkuar çiftin hungarez ka tentuar të komunikojnë me Ambasadën Hungareze por që nga ambasada nuk i është përgjigjur askush.