Sot gjatë ditës policia e stacionit në Shtime kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën ” Tahir Sinan” në Shtime gjatë lëvizjes me vetura kanë lejuar që pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama, duke rrezikuar jetën e tyre.
Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren njëkohësisht kanë shikuar edhe kamerat e sigurisë , kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë.
“Ndaj tyre kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.” – thuhet në njoftim.