3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Dokumenti i plotë/ Letra e Qëllimit e nënshkruar nga Kosova dhe Danimarka për qelitë e burgjeve

Kosova dhe Danimarka dje kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët dhe kanë nënshkruar Letrën e Qëllimit për dhënien me qira të 300 qelive të burgjeve në qendrën korrektuese të Gjilanit përkatësisht bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik.

Në deklaratën e përbashkët, dy shtetet kanë konfirmuar angazhimin dhe bashkëpunimin e përbashkët për të forcuar rendin dhe ligjin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, raporton Gazeta Express.

Sa i përket bashkëpunimit në fushën e shërbimeve korrektuese ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu danez Nick Hakkerup kanë nënshkrua Letrën e Qëllimit ku qeveria e Kosovës do të ofrojë mundësinë që 300 të burgosur nga Danimarka ta vuajnë dënimin në Kosovë.

Për këtë Mbretëria e Danimarkës do të paguajë 15 milionë euro çdo vit në një periudhë pesë vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për pesë vjet të tjera.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe homologu i saj danez Moller Mortensen kanë nënshkruar poashtu Letrën e Qëllimin ku dy shtetet do të konsultohen dhe do ta forcojnë bashkëpunimin sa i përket tranzicionit të gjelbër, të drejtave të njeriut e demokracisë.

Mbretëria e Danimarkës do të përkrahë projekte relevante në këto fusha me 30 milionë euro për periudhë 5 vjeçare.

“Qeveria e Danimarkës synon të përkrahë programe dhe projekte përkatëse në këtë aspekt brenda kornizës së 30 milionë eurove përgjatë një periudhe fillestare 5-vjeçare me perspektivë afatgjate dhe përmes partnerëve përkatës ndërkombëtarë”, thuhet ndër të tjera në Letrën e Qëllimit të nënshkruar nga dy ministrat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img