Avokati i presidentit Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar një dokument të Departamentit amerikan të Shtetit i majit 1999.
Në këtë dokument thuhet se UÇK-ja nuk ka as komandë, as kontroll mbi Kosovën.
“Për më tepër, meqenëse nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së-së, do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ato për të përdorur dhe mbajtur çdo ndihmë ushtarake që do të ofronin Shtetet e Bashkuara”.
