Site icon PrishtinaPress

Dokumentet fotokopje që u dorëzuan nga Sherbimi Sekret i Serbisë, pranohen si të besueshme nga paneli i Speciales

Paneli i Gjyqtarëve në Gjykatën Speciale ka vendosur të pranojë si provë një ditar lufte, i pretenduar të jetë i një Ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që si origjinal gjendet në Serbi. Për të qenë edhe më skandaloze, ky “ditar” ka dëshmi të forta se ishte në posedim të Sherbimit Sekret Serb, ishte manipuluar dhe ishte përdorur kundër UÇK-së në disa raste. Por, kjo nuk ka pasur fare rendesi për panelin dhe prova tashmë është pranuar.

Prokuroria e Specializuar ka vetëm kopjet e këtij dokumenti – ka refuzuar ta marrë origjinalin nga Serbia kur mbrojtja e ka kërkuar, ndërkaq ekipi i avokatëve në Hagë ka dyshime të forta se faqet e këtij ditari janë të manipuluara, pasi që shkrimi dallon në shumë prej faqeve.

Në një shkresë të perbashket të ekipeve mbrojtëse jepen arsyet pse ky ditar nuk duhej pranuar.

“Pjesët më inkriminuese të kësaj fletoreje mbi të cilat kërkon të mbështetet Prokuroria janë shkruar me një dorëshkrim krejtësisht të ndryshëm dhe përdorin fjalor që nuk përshtatet me pjesën tjetër të fletores. Zinxhiri i ruajtjes së dokumentit është komprometuar rëndë me boshllëqe domethënëse gjatë të cilave nuk dihet se ku, nga kush dhe në cilat kushte është mbajtur dokumenti”.

Mbrojtja thekson se ka dallime të mëdha në shkrim në faqe të ndryshme të ditarit. Madje aty ku ka elemnete më inkrimunuese.

“Shkrimi i dorës që përmban kjo fletore ndryshon pikërisht në të njëjtat faqe që përmbajnë informacionin më inkriminues. Shkrimi i dorës që përbën pjesën më të madhe të dokumentit është i dallueshëm. Faqet U000-6550-U000 6582 shkruhen me shkronja të vogla, të rregullta dhe të mëdha. Ato shfaqin një pjerrësi të vogël, por të dallueshme, e cila përgjithësisht është e qëndrueshme në këto faqe. Megjithatë, në faqet U000-6583 deri në U000-6584 të origjinalit, shkrimi i dorës ndryshon. Paraqitja e shkronjave në faqe është më e ndarë. Shkronjat janë më të mëdha. Një pikë e rëndë shihet mbi i-të dhe j-të që më parë nuk shfaqeshin. l-të dhe z-të kanë sythe të dallueshme në bazën e tyre të cilat nuk shfaqen askund tjetër në dokument. Në faqet U000-6585 deri në U000 6586 të origjinalit, shkrimi i dorës ndryshon përsëri, këtë herë shumë më dramatikisht. Shkronjat shkruhen së bashku në një kursive të ngadaltë të shkronjave të vogla. Madhësia e shkronjave është më e madhe se çdo pjesë tjetër e fletores. Pika e rëndë mbi i-në dhe j-në mbetet. Është e qartë se këto dy faqe janë shkruar në një dorë krejtësisht të ndryshme”, argumenton mbrojtja.

Por çfarë bëhet më dyshuese ëhstë fakti se kjo procë e sjellë nga prokuroria është vetëm kopje dhe se origjinali nuk gjendet askund në Hagë apo Kosovë, ajo gjendet në Serbi.

Mbrojtja thotë se kërkoi një mundësi për të inspektuar fletoren origjinale më 19 tetor 2023 dhe u informua se Prokuroria nuk kishte fletoren origjinale.

“Ajo thjesht kishte fotokopje të ofruara nga (REDAKTUAR). Hetimi i mëtejshëm zbuloi se (REDAKTUAR) nuk e kishte as fletoren, dhe vetëm faqet e fotokopjuara. Duket se fletorja mbetet në Serbi. (REDAKTUAR). (REDAKTUAR)”, thuhet në shkresë.

Ekipi i avokatëve ka përshkruar edhe rrugëtimin e këtij ditari që nga lufta dhe pse dyshon fort në vërtetësinë e tij, aq më tepër kur në këtë rast janë të përfshirë dy zyrtarë të Sherbimit Sekret Serb.

“…Ajo që dihet është se dokumenti supozohet se ishte sekuestruar nga forcat ushtarake serbe gjatë një ofensive të madhe rreth fshatit Lez në shtator 1998. Duket se Milan Petroviq më pas përpiloi fotokopje të kësaj fletoreje në një dosje, e cila me sa duket iu dorëzua (REDAKTUAR). Nuk duket se fletorja origjinale është përfshirë ndonjëherë në këtë dosje. Për më tepër, Mbrojtja supozon se ditari – ose një version i tij – ishte një nga “dhjetëra mijëra” dokumentet që Zoran Mijatoviqi ia dha (REDAKTUAR). Kjo përfshin dy versione. Një version i tretë gjendet në procesverbalin e çështjes Gjorgjeviq. Përveç kësaj, Petroviqi dhe Mijatoviqi ishin disi të përfshirë me këtë dokument ose versionet e tij. Zinxhiri i ruajtjës gjatë viteve ndërmjet sekuestrimit dhe transferimit në (REDAKTUAR) dhe (REDAKTUAR) në thelb mbetet i panjohur. Nuk jepet asnjë informacion shtesë se cilët zyrtarë të tjerë shtetërorë mund ta kenë trajtuar. Nuk ka ndonjë tregues se ku mund të jetë mbajtur. Për më tepër, nuk dihet se në cilin subjekt të kujdestarisë ndodhen aktualisht origjinalet – nëse ato ekzistojnë ende. Prandaj, ekzistojnë shqetësime të bazuara në lidhje me origjinalitetin e artikullit”, ka konstatuar mbrojtja”, thotë mbrojtja.

Në shkresën e saj, mbrojtja ka sjellë është CV-në e dy zyrtarëve serbë dhe përfshirjen e tyre në luftën e Kosovës.

Sipas saj, Milan Petroviq ishte një anëtar i lartë i Shërbimit Inteligjent Serb gjatë konfliktit të viteve 1998-1999, dhe deri vonë, kreu i Prokurorisë Serbe për Krimet e Luftës.

Në mënyrë thelbësore, thuhet se ai luajti një rol udhëheqës në mbledhjen e provave kundër Ramush Haradinajt. Versioni i parë i këtij dokumenti që Mbrojtja mundi ta gjente e kishte origjinën nga një dosje e përpiluar nga Petrovic.

“Mbrojtja kujton se puna për të cilën ka kontribuar z. Petroviq tashmë është trajtuar para ICTY-së, e cila ka parë përpjekje të qarta nga ana e Serbisë për të ofruar materiale të falsifikuara me qëllim që të dobësojë dhe përfundimisht të shkatërrojë udhëheqjen e re në Kosovë. Shembuj të spikatur të kësaj përfshijnë dëshminë e Dëshmitarit 81 (dëshminë e të cilit Zyra e Prokurorit zgjodhi ta përjashtonte gjatë fjalës përfundimtare), dhe provat se trupat serbe qëllimisht përdorën municion kinez për të inkriminuar UÇK-në në krimet që ata vetë i kryen”

Më tej, jepen detaje edhe për anëtarin tjetër të UDB-së në rujatjen e këtij dokumenti.

“Përfshirja e Zoran Mijatoviç, ish-zëvendëskryetar i UDB-së, gjithashtu ngre shqetësime në lidhje me zinxhirin e ruajtjes së dokumentit. Në rastin Gjorgjeviq kishte prova thelbësore që tregonin, përtej dyshimit të arsyeshëm, se shërbimet e sigurimit shtetëror serb ishin të angazhuara në manipulimin e provave dhe skenave të krimit me qëllim që të implikonin UÇK-në në keqbërje. Mijatoviqi shkroi një libër brenda të cilit ai tregon përpjekjet për të siguruar dhjetëra mijëra dokumente për ICTY për të vërtetuar UÇK-në ka kryer krime në Kosovë. Ai e përshkruan këtë vepër si “xhevahirin e kurorës” të karrierës së tij”, theksohet në shkresën e mbrojtjes.

Për më tepër, avokatët theksojnë se gjuha e përdorur në fletët më inkrimunuese, duket qartë se nuk i takon dikujt që i përket një ushtrie, por më shumë gjasë janë nga kundërshtari.

“Mbrojtja vëren se gjuha e përdorur në pasazhet më inkriminuese të kësaj fletore sugjeron që nuk është autentike. Mbrojtja pohon se deklarata të tilla si “njësitë caktohen me miratimin e Shefit të Operacioneve për Vrasjet dhe Rrëmbimet”, dhe “Njësia speciale për atentate dhe rrëmbime është emëruar nga selia qendrore e UCK-së,” janë deklarata të papërshtatshme dhe jo të zakonshme që mund të bëhen apo shkruhen nga individë që e konsideruan veten pjesë të një ushtrie çlirimtare. Këto terma kanë shumë më shumë të ngjarë të përdoren për të përshkruar veprimet nga një kundërshtar. Ato, për rastësi, bejnë jehonë në faqet shtesë të përfshira në fletoren Gjorgjeviq të përpiluar edhe nga Milan Petrović. Atje, një “letër” paralajmëron “Ne në UÇK jemi të përfshirë në rrëmbim, keqtrajtim dhe zhdukje të disa njerëzve, kështu që mos u habitni!” Përfundon me paralajmërimin, “Kjo është letra e fundit. Tani e tutje ne planifikojmë të veprojmë! Paç fat! Përshëndetje, UÇK. Gjuha që përshkruan “rrëmbimet”, “rrëmbimin”, “Vrasjet”, “Ekzekutimet”, “Keqtrajtimi” është i paqëndrueshëm me gjerësinë e deklaratave të shkruara të dhëna nga anëtarët e UÇK gjatë konfliktit 1998-1999”, shkruan mbrojtja.

Duke parë ndryshimet e mëdha në faqe dhe personat që e kanë rujatur këtë ditar, mbrojtja theksoi nevojën që të bëhet një kontroll më i detjatur.

Por, paneli duket se nuk e ka fare të rendësishme këtë, pasi e ka pranuar si provë tashmë, duke zgjedhur si zakonisht të mbajë anën e prokurorisë.

Ata madje thonë se provat nga Serbia nuk mund të shihen të dyshimta.

“Për sa i përket autenticitetit, Paneli përsërit, në fillim, se nuk ka asnjë bazë për të sugjeruar se dokumentet me origjinë ose të ofruara nga autoritetet serbe janë në shikim të parë, të dyshimta”, shkruan paneli.

Gjyqtarët i quajnë spekulime deklaratat e mbrojtjes për faqet që duket se kanë ndërhyrje nga dikush tjetër.

“Konkluzionet e nxjerra nga Mbrojtja se si ‘faqet inkriminuese’ gjetën rrugën e tyre në këtë dokument janë thjesht spekulative”.

Exit mobile version