Dokumentet e CIA-s: Hitleri u arratis në Argjentinë

96
Advertisement

Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA, CIA, në vitin 2017 ka deklasifikuar dokumentet e saj, e ndër to janë edhe dokumentet e hetimit të vdekjes së ish-liderit nazist, Adolf Hitler.

Advertisement

Në këto dokumente të deklasifikuara, e tashmë që nuk janë sekrete të CIA-s, flitet mbi mundësinë e arratisjes së Adolf Hitlerit në Amerikën Jugore dhe ka jetuar atje të paktën deri në vitin 1955, transmeton KJ.

Dokument, i cili është shfaqur në uebsajtin e CIA-s, hijezon ish-ushtarin e divizionit famëkeq, SS, i cili i tha spiunëve të Amerikës së ai rregullisht është takuar me Hitlerin në Kolumbi.

“CITROEN [emërimi i spiunit së CIA’s] ka takuar një ish-ushtar nazist, i cili pretendon se e ka takuar Hitlerin të paktën një herë në muaj në Kolumbi, gjatë udhëtimit të tij në Amerikën Jugore”, shkruhet në dokument.

Në këtë dokument shkruhet se CI MELODY-3 [emërim për një informatorë të CIA’s] e ka bërë një fotografi me Hitlerin, por nuk është vërtetuar se a me të vërtetë kjo fotografi e tregon Hitlerin në Amerikën Jugore, ose a ka mundësi që kjo fotografi të jetë bërë para se Gjermania ta humb luftën.

Ky dokument tre faqesh pretendon se Hitleri, mund të ketë punuar si një punëtorë i një kompanie të anijeve, e më pas me gjasë ka ikur për në Argjentinë.

Në faqen e dytë të dokumentit thuhet se Philip Citroen [emërim për një informatorë tjetër të CIA-s] ka qëndruar me një person që pretendonte se është Hitleri, gjatë mesit të viteve 1950.

“Shoku nazist i CIMELODY-3, ka thënë se gjatë një gostie në vitin 1955, ai tregon me vetëbesim se ka qëndruar me Hitlerin, i cili ka qenë shëndosh e mirë” shkruhet në dokument.

Madje këto dokumente mund të vërtetohen nga fakti se në analizat e kafkës së Hitlerit, e cila gjendet në Moskë, të cilat janë bërë gjatë viteve të ’70-ta, shkruhet se ajo kafkë nuk është ajo e Hitlerit.

Kafka e Hitlerit është thënë se ruhet në Muzeun e Moskës, por që pas kësaj analize, kurrë nuk është lejuar që të bëhen analiza tjera, e ky mohim i ka rritur edhe më shumë dyshimet.

PostAdssFotoja e reklamës