Site icon PrishtinaPress

Dokumentet amerikane ia nxjerrin sekretet e errëta Orbanit

Pas “tradhtisë” së Serbisë, që thuhet se ka dërguar armë në Ukrainë, Putin duket se po merr “thika pas shpine” nga aleatët, radhazi pa ndalim. Këtë herë është Hungaria, që mund të ketë lejuar armët për Ukrainën të kalojnë nëpër territorin e saj, sipas një raporti në lidhje me dokumentet sekrete të SHBA-së, të zbuluara së fundmi.

“Dokumentet e SHBA-së tregojnë se Hungaria, e cila ndan një kufi të vogël me Ukrainën, mund të jetë duke lejuar fshehurazi aleatët të përdorin hapësirën e saj ajrore për të lëvizur armët në fushën e betejës pavarësisht premtimeve për të ndaluar transferime të tilla”.

Por është shumë më interesante që Kroacia përmendet për herë të parë në dokumentet e zbuluara, si një nga vendet e shumta që ofron ndihmë ushtarake për Ukrainën. Një nga dokumentet e zbuluara përshkruan në detaje planin e pilotëve ukrainas për të fluturuar me helikopterë të dhuruar nga Kroacia në Ukrainë “përmes hapësirës ajrore hungareze”.

Nëse është ivërtetë, ky informacion tregon jo vetëm se Hungaria po transporton armë përmes territorit të saj, por kundërshton raportet e mediave se helikopterët do të transferohen në rrugë tokësore ose ajrore në Poloni. “Politico” këtu i referohet një artikulli nga “Jutarnji List”, i cili njoftoi se mbërritja e UH-60M Black Hawk në Kroaci mundësoi daljen nga funksioni të një pjese të flotës Mi-8 të Forcave Ajrore Kroate në vitin 2022.

Për këtë arsye, Kroacia vendosi se 14 helikopterë të saj së shpejti do të transferohen në Poloni për t’iu dorëzuar forcave të armatosura të Ukrainës. Zyrtarët hungarezë dhe kroatë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment lidhur me rastin./PrishtinaPress/

Exit mobile version