Site icon PrishtinaPress

DOKUMENTE | Donika Gërvalla nuk e ktheu në punë as pas vendimit të KPMSHCK-së, diplomati ushtron kallëzim penal ndaj saj

Diplomati Agron Maloku e ka paditur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, e cila nuk po e zbaton vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), i cili kishte konstatuar se transferimi i Malokut nga MPJD në Ministrinë e Shëndetësisë është i kundërligjshëm, shkruan Demokracia.

Demokracia.com ka siguruar kallëzimin penal që Maloku ka bërë ndaj MPJD-së.

Maloku po pretendon se kjo “luftë” ndaj tij po bëhet për motive hakmarrëse.

LAJME
DOKUMENTE | Donika Gërvalla nuk e ktheu në punë as pas vendimit të KPMSHCK-së, diplomati ushtron kallëzim penal ndaj saj
Demokracia
17:21 | 31 Mars 2023

SHARE:

 

 

Diplomati Agron Maloku e ka paditur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, e cila nuk po e zbaton vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), i cili kishte konstatuar se transferimi i Malokut nga MPJD në Ministrinë e Shëndetësisë është i kundërligjshëm, shkruan Demokracia.

Demokracia.com ka siguruar kallëzimin penal që Maloku ka bërë ndaj MPJD-së.

Maloku po pretendon se kjo “luftë” ndaj tij po bëhet për motive hakmarrëse.

Maloku e ka drejtuar padinë tek sekretari i Përgjithshëm në MPJD, Behar Isma dhe tek anëtarët e Komisionit për Ristrukturim, Imer Lladrovci, Lulzim Hiseni e Besim Berisha.

Ai ka përmendur dy arsyeje që sipas tij MPJD, përkatësisht Gërvalla po vazhdon t’ia pamundësoj rikthimin në punë.

E para, dyshimet për keqpërdorim të blerjes së automjeteve dhe rasti i dytë thyerja e derës në zyrën e tij në MPJD.

“Të dyshuarit  po ashtu kanë refuzuar ta zbatojnë edhe vendimin paraprak të KPMSHCK-së ku vendimin e të dyshuarve kundërligjshëm ndaj meje, Këshilli… e kishte kthyer sipas pikës II në Ri-vendosje dh Ri-Shqyrtim, ashtu që qëllimshëm dhe të motivuar nga hakmarrja për mbrojtjen e interesit publik të MPJD-së, raportimin të rasteve të dyshuara për keqpërdorim të buxhetit të shtetit shkeljen e procedurave të prokurimit publik për blerjen e automjeteve në vitin 2022 dhe për shkak të rezistencës time për mbrojtjen e interesit të Sindikatës së Anëtarëve të Jashtëm nga pozita e Kryetarit të saj dhe për shkak të denoncimit të thyrjes së derës së Zyrës së punës në Policinë e Kosovës me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte kanë cenuar të drejtat nga marrëdhënia e punës ku për pasojë të gjithë të dyshuarit së bashku nga pozita e përshkruara më lart kishin kryer veprën penale nga neni 218 I KPRK-së”, thuhet në kallëzim.

Në kallëzim thuhet se e dyshuara MPJD-ja si person juridik, në bashkërendim dhe bashkëveprim dhe nën përgjegjësinë e saj ka lejuar mbështetur dhe përkrahur si mbikëqyrëse e të dyshuarve Behar Isma dhe të dyshuarve tjerë anëtarë të Komisionit për Ristrukturim të MPJD-së, Imer Lladrovicn, Lulzim Hiseni e Besim Berisha që sipas vendimit Nr.304/01 të datës 24.02.2022 që edhe përkundër vendimit të formës së prerë të ekzekutueshëm dhe përmbarimor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, vendimit Nr.1041/2022 të datës 20/01.2023, kanë refuzuar ta zbatojnë këtë vendim të organit kompetent edhe pse ia kishte aprovuar ankesën dhe kishte shfuqizuar pikë 2 të vendimit, vendimin e kundërligjshëm të të dyshuarve nr.144/2022 të datës 10.11.2022, ku në pikë 3 Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës e kishte detyruar Sekretarin e Përgjithshëm të MPJD-së që të ndërmerrte veprime e nevojshme administrative për zbatimin e këtij vendimi brenda afatit pre 15 ditësh.

Me 13 mars, Maloku është njoftuar nga Komisioni për ristrukturimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka përfunduar shqyrtimin e vendimit të KPMSHCK-së si rrjedhojë atij i është rekomanduar që ketë pozitën e Drejtorit për Departamentin e Financave dhe Shërbime të Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në përputhje me nenin 15 të Rregullores Nr.14/2020 për Transferimin e Nëpunësve Civil, DMZP kërkon nga ju që në afatin prej pesë (5) ditësh, të prezantoni mendimin tuaj në lidhje me propozimin e Komisionit të ristrukturimit. Pas marrjes së mendimit tuaj, ne do të rishqyrtojmë të gjitha pretendimet tuaja dhe pas këtij rishqyrtimi do të merret vendimi përkatës në përputhje me mandatin e DMZP –së. Në rast se nuk do të kemi prezantim të mendimit sikurse parashikohet në aktet normative në fuqi, DMZP, vijon me procedurën e sistemimit tuaj sikurse e kemi përshkruar më lartë”, thuhet në komunikimin që Bislim Bislimi drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë i ka dërguar Malokut.

Ky përfundim i nxjerr është kundërshtuar nga diplomati, Agron Maloku. Ai i ka përmendur një sërë shkeljesh që sipas tij po bëhen. Gjithnjë duke cituar edhe dy vendimet paraprake të nxjerra nga KPMSHCK.

“Rekomandimi i këtij Komisioni për Ristrukturim për transferimin tim në Ministrinë e Shëndetësisë është i treti me radhë përkundër dy vendimeve të KPMSHCK, të cilat kanë shpallur të kundërligjshme rekomandimet e Komisionit të Ristrukturimit në MPJD. Këto rekomandime jo vetëm nuk janë duke respektuar vendimet e KPMSHCK, por janë duke dëshmuar tendencën e tyre ndaj meje, me qëllim final dhe persekutues të largimit tim nga MPJD, duke më shkaktuar dëmin e pariparueshëm të humbjes së statusit të anëtarit të shërbimit të jashtëm dhe rrjedhimisht ndërprerjen e paligjshme të karrierës sime diplomatike”, thuhet në përgjigjen e Malokut.

“Duke iu referuar përvojës time në MPJ si diplomat i karrierës me gradë të lartë diplomatike, bartës i funksionit të Drejtorit të Departamentit për Diplomaci Ekonomike, që nga themelimi i MPJ-së më 2008, përvojës në pozita të rëndësishme në misionet diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës, dhe së fundi në pozitën e Drejtorit të Administratës për Shërbime të Përbashkëta në MPJD, transferimi në ndonjë institucion tjetër jo vetëm se nuk është në pajtim përvojën time dhe legjislacionin e shërbimit të jashtëm, por edhe në kundërshtim me vendimin e KPMSHCK dhe si rrjedhojë, nuk mund të pajtohem me një propozim të tillë. Pranimi i një propozimi të tillë kundërligjor dhe diskreditues, do të shkelte dinjitetin tim profesional dhe personal, e dinjiteti i personit është një ndër parimet thelbësore, i mishëruar në Kushtetutën e Republikës”, ka theksuar ai.

“KPMSHCK ka konstatuar bazën ligjore sipas të cilës shërbimi i jashtëm trajtohet me status dhe në mënyrë të veçante, me Ligjin e Shërbimit të Jashtëm, duke urdhëruar bartësit e MPJD-së që të zbatojnë vendimin e tillë por Komisioni për Ristrukturim ka shkelur vendimin e KPMSHCK dhe dispozitat ligjore në lidhje me shërbimin e jashtëm duke më transferuar jashtë MPJD. Duhet shtuar që pas marrjes së këtij njoftimi mbi rekomandimin recidivist te Komisionit për Ristrukturim ndjehem i disk rimuar duke pasur parasysh kriteret e dyfishta dhe diskriminuese të aplikuara nga Komisioni për Ristrukturim dhe menaxhmenti i MPJD-së, duke mos informuar asnjëherë lidhur me metodologjinë e punës së tyre…”, ka potencuar Maloku.

Në muajin shkurt për herë të dytë, diplomati i karrierës, Agron Maloku fitoi betejën me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konkretisht me ministren, Donika Gërvalla. Kjo bazuar në aprovimin që KPMSHCK-s i ka bëri kërkesës së Malokut.

Ankesa e ish-kryetarit të Shoqatës Sindikale të Shërbimit të Jashtëm, Agron Maloku, u aprovua nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Maloku, në mënyrë të kundërligjshme ishte transferuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Maloku paditë MPJD-në, më parë ai e kishte paditur ministren Gërvalla për shpifje.

Exit mobile version