Me 3 shkurt të vitit 2020, për herë të parë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje arriti ta drejtoi vendin, pas lidhjes së koalicionit me LDK-në, me kryeministër Albin Kurti.
Por pa i bërë 50 ditë në pushtet, saktësisht më 25 mars, në mes të pandemisë, me mocion të iniciuar nga partneri i koalicionit qeverisës, më 82 vota, u votua për rrëzimin e qeverisë
Me shumë zhurmë, por me vendim të Gjykatës Kushtetuese i tha “po” dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër. I njëjti më pas më 3 qershor me 61 vota, 24 kundër dhe një abstenim, erdhi në krye të qeverisë. LDK kështu mori pushtetin në duar, duke lidhur koalicion me AAK-në dhe NISMA-n Socialdemokrate.
Indeksonline ka kërkuar qasje në dokumente publike nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, për të parë se cilat ishin shpenzimet për një mujorin e parë të Kabinetit të ish-kryeministrit Kurti dhe të Kabinetit të kryeministrit të tanishëm, Avdullah Hoti.
Sipas këtij dokumenti Kabineti Qeveritar i Kurtit, për një mujorin e parë, ka shpenzuar gjithsej 8,400.73 euro. Ndërsa, Kabineti i Hotit brenda së njëjtës periudhë kohore ka buxheti i shtetit ka shpenzuar 11,570.62
Sipas këtij dokumentacioni, vetëm ish- kryeministri Kurti në periudhën një mujore të tij, shpenzoi 1.067.85 euro. Ndërsa kryeministri Hoti 698.48 euro.
Pas Kurtit, shpenzime më së shumti ka bërë këshilltari i tij, Erzen Vraniqi, gjithsej 1,641.51.
Më pas ish-zëvëndëskryeministri i dytë, kryeministri i tanishëm, Avdullah Hoti. Ky i fundit për mëditje, akomodim, dreka e bileta shpenzoi 1, 567.61 euro.
Ndërsa, zëvëndëskryeministrja Albulena Balaj, po del të jetë e para për nga shpenzimet në Kabinetin Hoti.
Ajo ka shpenzuar më së shumti, brenda një muaji. Zv.kryeministrja që vjen nga Nisma Socialdemokrate, ka bërë shpenzime në vlerë prej 1,275.94 euro.
E njëjta, të gjitha këto para të shtetit i “mori” vetëm për dreka zyrtare.
Për dallim nga ajo, Zëvendëskryeministri që vjen nga AAK, Besnik Tahiri për një muaj ka shpenzuar 983.08 euro.
Indeksonline iu sjellë të gjitha shpenzimet e një mujorit të parë të Kabintetit Kurti dhe Hoti.