Site icon PrishtinaPress

Dokument: Qeveria e Kosovës vendos orë policore për komunat në veri

Pas rritjes së numrit të të vdekurve dhe të të prekurve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kosovë, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masa të reja në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga data 8 korrrik duke filluar nga ora 21:00 e deri në ora 05:00, të ndalohet cfardo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpie të tyre edhe për katër komunat me shumice serbe në Kosovë si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zvecan.

Përjashtim për të dalë bëjnë rastet urgjente shëndetësore”, thuhet në vendimin e Qeverisë, ku si arsyetim mund të pranohet vdekja e ndonjë anëtari të familjes, nevoja për ndihmë mjekësore dhe nevoja për ndihmë institucionale.

E Qeveria e Kosovës që nga data 6 korrik në vendimin e marrë duke filluar nga ora 21 e mbrëmjes deri në orën 5 në mëngjes, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.

Nga e hëna e 6 korrikut, gastronomisë i ndalohet funksionimi nga ora 21 e mbrëmjes deri në ora 5 në mëngjes gjithashtu në tërë territorin e vendit. Jashtë këtij orari mund të punohet vetëm në hapësira të hapura, me distancë 1.5 metra mes tavolinave, dhe me shërbime “merre me vete”. Sipas njoftimit nga Qeveria, të gjitha inspektoratet do të vihen në dispozicion për të mbikëqyrur zbatimin e masave.

Vendimi obligon që edhe ofruesit e transportit publik të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.

Institucionet publike dhe private duhet të reduktojnë numrin e të punësuarve vetëm në nivel të stafit të domosdoshëm, ndërsa Qeveria ka kërkuar nga të gjitha komunat e Kosovës “t’i riaktivizojnë plotësisht shtabet e tyre lokale”.

E Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e kufizimit në lëvizje dhe mbylljen e përkohshme të bizneseve nga 23 marsi i këtij viti, ndërsa ato masa u ndërprenë më 8 qershor të këtij viti duke filluar me hapje graduale si dhe me thirrje për zbatim të rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore. Vendimi i ri i Qeverisë do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Exit mobile version