Ish-shef i kabinetit ne Ministrinë e Puneve të Jashtme, Jetlir Zymeraj, në kohën kur ministër ka qenë Behgjet Pacolli, ka publikuar fotografit e oficerëve serbë që shkaktuan Masakrën e Reçakut
Zymberaj ka shkruar se Goran Radosavljevic-Guri, ishte udhëheqës i njësisë speciale të Policisë së Serbisë dhe përgjegjësi kryesor i kryerjes së masakrës së Reçakut.
Ai ka thënë se Guri është dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore nga shteti serb.
Postimi i plotë:
Goran Radosavljevic-Guri, si udhëheqës i njësisë speciale të Policisë së Serbisë është përgjegjësi kryesor i kryerjes së masakrës së Reçakut. Personat tjerë janë vartësit e tij, që me uniformë kryen këtë masakër të tmerrshme në Reçak. Guri që sot krenohet me këtë operacion shtetëror që la të masakruar fëmijë e pleq, nuk është dënuar asnjëherë për krimet e tij. Nuk janë dënuar asnjëri nga vartësit e tij në fotot më poshtë. Drejtësia ndërkombëtare kurrë nuk i ka ndjekur këta. Guri është dekoruar memedaljen më të lartë shtetërore nga shteti serb.#Kosova nuk do të harrojë asnjëherë.


















