-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Doja të fundosesha prej kësaj bote” – Xhuli Nura rrëfen historinë e videos intime që iu publikua para 12 vitesh

Xhuli Nura në Prime të Big Brother VIP Kosova ka rrëfyer një histori të dhimbshme e mjaft prekëse të sajën.

Ajo ditë më parë tregoi një ngjarje që ia ndryshoi komplet jetën në vitin 2010, të cilën akoma e mban plagë në zemër, por që tani e ka bërë më të fortë.

“Akoma më dhemb sepse nuk është vetëm tregimi im por edhe për qindra gra tjera që ballafaqohen me të njëjtën situatë sikurse unë”, tha Xhulia.

Foto: Screenshot/YouTube

Zeshkania nisi fillimisht bisedën me aktorin Edon Shileku, e më pas zbuloi gjithçka për BBVK.

“Unë kam qenë duke folur me një djalë, isha një nga më të përfolurat në atë kohë. Për mua ishte lidhje, për atë nuk e di si ka qenë. Njeriu aventurist kur është. Dhe hin dikush dhe i ka hakuar bisedat tona dhe kompjuterin dhe hyn na incizon neve dhe ne dy njerëz të rritur çfarë bëjnë dhe pas disa ditëve nuk e ki di si e ka incizuar atë. Mua më vjen pas disa ditëve një e-mail kliko linkun dhe dua kaq pare. Kur kjo ndodhi ato para që kisha punuar gjithë ato vite ia dhashë dikujt me maskë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Momenti ka qenë super i vështirë kur e kam kuptuar që ai link-u është videoja ime. Ato momente kam menduar që ato momente ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes. Vlera e fisit im, puna sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe. Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, kaq të vogël ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar”, tha në vazhdim modelja nga Drenica.

Tutje, Nura tha se i mendoi dy opsione: “Opsioni i parë që a ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa por e dija që do t’i shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete”. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img