Site icon PrishtinaPress

Dogji dy vetura të Policisë në Gjakovë, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për një përson, që dyshohet për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Sipas komunikatës njoftohet se i dyshuari ka shkaktuar dëm materiale me qëllim ndaj automjetëve zyrtare.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024 rreth orës 17:45 minuta para objektit të policisë së Kosovës-Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, me dashje dhe me qëllim që të bëjë shkatërrim të objektit dhe të automjeteve zyrtare ka shkaktuar dëm material dhe rrezik të madh për jetën e zyrtarëve policor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri T.K., i pajisur me katër shishe të mbushura me benzinë dhe vaj të djegur, afrohet tek objekti i policisë dhe i hedh të gjitha shishet në drejtim të objektit të cilat përfundojnë në dy automjete zyrtare të policisë ku të njëjtat i kaplon zjarri mirëpo me shpejtësi reagojnë zyrtarët policorë dhe e shuajnë zjarrin dhe më pas e arrestojnë të pandehurin i cili ishte duke u larguar nga objekti i policisë. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri, ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par.3 lidhur me par. 1 të KPRK-së” – thuhet në komunikatën e plotë.

Exit mobile version