4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dogjën Gjykatën në Kaçanik, aktakuzë ndaj njërit dhe propozim për dënim me burg për tre të mitur

Më 13 mars të këtij viti, një pjesë e objektit të Gjykatës në Kaçanik u përfshi nga zjarri.

Dëmi u tha të ketë qenë vetëm material, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz.

Për këtë rast, policia arriti të arrestonte katër persona – një i moshën madhore dhe tre të mitur, të cilët ishin filmuar nga kamerat e sigurisë.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E.R për shkak të veprës penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”.

Po ashtu, PSRK-ja i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B, M. R. dhe V. T për shkak të veprës penale të lartcekur.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, i ka propozuar Gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit”, u tha në njoftim.

Klan Kosova pati raportuar se djegia ishte kryer për shkak të bindjeve të tyre fetare.

Siç ka mësuar televizioni, shtëpitë e tyre, dy vëllezërve dhe dy kushërinjve, u bastisën disa ditë pas rastit nga njësia kundër-terrorizëm.

Megjithatë, krejt këto veprime të hetuesisë ishin të gabuara, sipas avokatëve mbrojtës.

Avokatët Asdren Bytyqi e Afrim Salihu thonë se kanë video si alibi se klientët e tyre nuk ishin në vendin e ngjarjes në kohën e dyshuar.

Televizioni mëson se në intervistim është thënë që edhe shkrimet “Gaza, Palestina” që gjenden në rrethinën e objektit janë shkruar nga një prej tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img