14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Doganierët aksion në Ferizaj, konfiskohet çaj për dobësim dhe armë zjarri

Kontrollet e vazhdueshme të njësive të Doganës për të luftuar kontrabandën dhe veprave e paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës kanë rezultuar me gjetjen e mallrave të kontrabanduara tek një subjekt gjatë kontrollit të ushtruar.

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative njësitë e antikontrabandës kanë organizuar një kontroll tek një subjekt në Ferizaj.


Gjatë kontrollës janë gjetur sasi të konsiderueshme të produkteve si çajit për dobësim dhe preparateve të tjera stimuluese, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një armë zjarri, e cila nuk kishte dokumentacion dhe leje të nevojshme për mbajtjen dhe posedimin e saj. Duke qenë kjo një vepër penale, arma menjëherë është dorëzuar te Policia e Kosovës.

Mallrat janë sekuestruar nga njesitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës. Procedurat e nevojshme janë nisur për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe subjektin përgjegjës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img