-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dogana thotë se i arrestuari i sotëm për spiunazh, ka 20 vite që është pushuar nga puna në këtë institucion

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi gjatë ditës së sotme se ka arrestuar dy persona, nënshtetas të Kosovës, nën dyshimin për aktivitete spiunazhi.

Pas këtij lajmi, mediat publikuan edhe identitetet e të arrestuarve. “Paparaci” raportoi se njëri nga ta ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Për këtë ka reaguar Dogana e Kosovës, duke sqaruar se personi i cituar me inicialet B.Sh. është pushuar nga pozita e tij në Doganën e Kosovës 20 vite më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.

“Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës”, ka njoftuar Dogana.

Ky institucion ka përgëzuar autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit për përpjekjet e tyre në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

“Ne punojmë ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të mbështetur sigurinë kombëtare, në përputhje me misionin tonë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës në radhët tona”, ka theksuar Dogana e Kosovës në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img