1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Dogana merr pjesë në takimin e parë pas anëtarësimit të OBD

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha është duke marr pjesë në takimin e organizuar nga organizata botërore e Doganave i cili është duke u mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Kjo është një pjesëmarrje historike për Doganën e Kosovës pasi është takimi i parë që Dogana merr pjesë si anëtare e WCO me te drejta të plota  pas anëtarësimit.

Nën organizim OBD është duke u mbajtur takimi i drejtorëve të përgjithshëm ku temat kryesore të diskutimeve gjatë konferencës do të jenë: Vizioni për transitin e mallrave gjatë viteve të ardhshme, Përshtatshmëria e sistemeve doganore të IT dhe WCO-së, Sistemet ekzistuese të transitit si dhe benificionet e një sistemi kompatibil në Evropë, etj.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm, Berisha theksoi “Sot ka filluar një epokë e re dhe moment historik për Doganën e Kosovës derisa për Kosovën në përgjithësi një sukses i radhës ne arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në OBD do të mundësoj zhvillim  te mëtejshëm te Doganës ashtu që bizneset kosovare dhe qytetaret të Kosovës të ju ofrojmë shërbime cilësore dhe adekuate të cilat janë kompatibile me të gjitha doganat në botë, qe çojnë ne lehtësim te tregtisë dhe ulje të kostos.”

Pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion Dogana ka filluar me përgatitje ashtu  të jemi pjesëmarrës të barabartë dhe të përfitojmë nga trajnimet dhe pjesëmarrjet në konferencat e organizuara nën ombrellën e OBD.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img