-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dogana Maqedoni-Kosovë e bllokuar, tregtarët druajnë për prishjen e mallit të tyre

Rruga drejt kufirit Maqedoni-Kosovë është e pastruar, por jo edhe rruga që çon deri te dogana. E për këtë në hall janë tregtarët e biznesit, të cilët nuk po munden të arrijnë deri te dogana e cila nuk është në funksion për shkak borës. Kamionët me mallra ushqimore dy ditë radhazi po vazhdojnë të qëndrojnë të pa zhdoganuar.

“Moti i keq ka bllokuar rrugën që shkon drejt doganës Maqedoni – Kosovë. Sipas tregtarëve thuhet se rruga është bllokuar për dy ditë dhe rruga nuk është pastruar. Por për momentin dogana nuk punon . Ndërsa rruga që shpien drejtë kufirit Maqedoni – Kosovë për automjetet e lehta komunikacioni zhvillohet shumë mirë.”

Tregtarët të revoltuar nga pritja e gjatë. Shprehen se prodhimet e tyre mund të ngrijnë dhe të dëmtohen nëse akoma qëndrojnë të ngujuar nga moti i keq.

“Prej dje në ora 9-00 jam bllokuar, rrugët nuk janë të pastruar dhe trashësia arrin 70 cm. Jemi të ngarkuar me mall prej pardje, mbrëmë u bllokuam në Veles edhe tash këtu, deri nesër çka do të bëhet me atë prodhim ata do ngrihen dhe nuk janë për treg”, u shpreh Ali Fejzullahu, tregtar.

“Nuk po funksionin dogana nuk funksionin këtu asgjë. As nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” nuk kanë ardhur për të pastruar. Ne këtu jemi bllokuar, nuk kemi ushqim, nuk kemi mundësi të lëvizim as para dhe as mbrapa,  të marrim ujë as edhe ushqim”, tha Nenad Spasiq, tregtar.

Nga drejtoria e doganës së Maqedonisë kërkuam përgjigje se për ç’arsye vazhdon bllokimi i mallrave, por nga këta nuk morëm asnjë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img