0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dogana konfiskon mallra me vlerë 140 mijë euro

Njësitë e Doganës gjatë kësaj jave kanë realizuar kontrolle dhe kanë arritur të parandalojnë kontrabandën e mallrave.

Gjithsej janë parandaluar 14 raste të tentim kontrabandës, në dy raste të ndara janë zbuluar mallra të ndaluara, armë dhe substanca narkotike (ekstazi). Gjithashtu në terminalet doganore, gjatë zhdoganimit të mallrave, janë gjetur (parandaluar) 7 raste të mos-deklarimit të saktë, respektivisht tentime për të shmangur pagesat e taksave.

 

Një pasqyre e rasteve si në vijim:

Kontrolli i autobusit: Në fillim të javës, njësitet e antikontrabandës kanë parandaluar tentativën e futjes së mallrave të paligjshme përmes një autobusi. Ky aksion ka vazhduar edhe në lokacionin e importuesit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar mallra të paligjshme.

Zbulimi i armëve dhe substancave stimuluese seksuale: Gjatë kontrollit në rajonin e Ferizajit te një subjekt tregtar, është zbuluar një armë ilegale. Po ashtu, në kontrollin e disa subjekteve në rajonin e Prishtinës janë zbuluar edhe sekuestruar 40,000 euro në mallra, përfshirë stimulues seksual.

Kontrolli i subjekteve të ndryshme: Aksionet kanë vazhduar në disa rajone të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Podujevën dhe Prizrenin, ku janë kontrolluar subjekte të ndryshme dhe janë zbuluar mallra të huaja pa dokumentacionin e nevojshëm për t’i zhdoganuar. Në Prizren, gjatë një kontrolli në një subjekt që merret me shitjen e telefonave, janë gjetur 19 telefona pa dokumentacionin e duhur.

Kontrolli në terminalet doganore: Kontrolli i realizuar në terminalet e brendshme doganore ka zbuluar 7 raste të mos-deklarimit të saktë të mallrave. Në një prej rasteve, është vënë në dukje një permutacion i mallrave për të shmangur pagesat e taksave importuese. Gjithashtu, janë zbuluar raste të mallrave të përziera nga Turqia dhe nga India, ku 3 prej tyre janë dyshuar për shkelje të ligjit mbi pronësinë intelektuale dhe janë dërguar për verifikim.

Substanca narkotike: Sot, gjatë një kontrolli të pakove në postën doganore, janë gjetur 197 pilula narkotike të llojit ekstazi si dhe një qese me përmbajtje 37% THC, të cilat janë dorëzuar tek Policia e Kosovës për hetim dhe veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img