Site icon PrishtinaPress

Dogana kap rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Sot në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, dogana njofton se është paraqitur automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë.

Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it te ndara në katër paketime”, njofton dogana.

“Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore, respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version