0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Dogana kap 500 gram narkotikë në Vërmicë

Sot në orët e para të mëngjesit oficerët doganor kanë arritur të kapin edhe një sasi të ulët të narkotikëve.
Në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës janë kapur mbi gjysmë kilogrami (500 gram) të fshehura në çantën e shpinës tek një udhëtar i që udhëtonte me mini-autobus në relacionit Tiranë – Prishtinë.
Gjatë kalimi të kufirit Shqipëri Kosovë të një mini-autobusi oficerët doganor kanë kërkuar nga të gjithë udhëtarët që të zbresin dhe të mbajnë valixhet personale pran vetes, gjatë kontrollit të ushtruar të valixheve, në valixhen e  një shtetasi Kosovar është  hasur në një paketim me lënde të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej  522 gram dhe një peshore digjitale.
Personi i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia dhe pastaj është kryer kontrolli i tërësishëm i automjetit ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Rritja e zbulimeve të narkotikëve është si rezultat i profesionalizimit dhe trajnimeve të vazhdueshme të oficerëve doganor, Dogana e Kosovës është duke u përkrahur fuqishëm në këtë fushë nga programi i EXBS i SHBA-ve përmes trajnimeve të specializuara dhe donacionit të pajisjeve për kontroll. Vetëm gjatë kësaj jave Dogana ka parandaluar futjen e mbi 10 kg substanca narkotike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img