Site icon PrishtinaPress

Dogana i kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet në pikën kufitare në Bernjak, e ku në të ishin 13 mijë e 350 euro të padeklaruara.

Në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro.

“Pas ndaljes së automjetit nga oficerët doganorë, të cilët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,  kryen kontrollin e hollësishëm të automjetit. Gjatë këtij kontrolli, në çantën e drejtuesit të mjetit u zbulua një shumë e mjeteve monetare të padeklaruara në lartësinë prej 13,350 euro. Në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro. Kjo masë është ndërmarrë si pasoje e shkeljes së rregullave të deklarimit të monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Bernjak, 7 shkurt 2024 në pikë kalimin kufitar të Brnjakut u ndalua një automjeti ku edhe u zbulua një sasi e konsiderueshme e mjeteve monetare të padeklaruara.

Pas ndaljes së automjetit nga oficerët doganorë, të cilët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,  kryen kontrollin e hollësishëm të automjetit. Gjatë këtij kontrolli, në çantën e drejtuesit të mjetit u zbulua një shumë e mjeteve monetare të padeklaruara në lartësinë prej 13,350 euro.

Në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro. Kjo masë është ndërmarrë si pasoje e shkeljes së rregullave të deklarimit të monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

Exit mobile version