Dogana e Kosovës ka njoftuar për dy raste të parandalimit të kontrabandës së mallrave, raporton Express.
Njëri rast ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku një personi i janë gjetur 660 kilogramë mjaltë e kontrabanduar.
“Ne magjistralen Kaqanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrolle, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficeret doganor kanë arritur që ta ndalojne automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg Mjalt industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.
Rasti tjetër ka ndodhur në një mobil shop, ku janë kapur 39 telefona të kontrabanduar.
“Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kane kryer një kontrollë në nje dyqan / Mobil Shop dhe me kete rast jane gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë. Telefonat e kontrabanduar jane sekuestruar dhe ndaj kompanise jane inicuar procedurat kundervajtjë”, thuhet në njoftim./Prishtinapress/