3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dogana emëron Albi Commerce si operator i autorizuar ekonomik, e cila do të ketë përfitime në procedurat doganore

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka emëruar kompaninë ‘Albi Commerce’ si operator të autorizuar ekonomik.

Me këtë autorizim, kompania në fjalë do të ketë të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në procedurat doganore.

Përmes një komunikate për media, Dogana ka thënë se sot i është ndarë certifikata kompanisë në fjalë, nga drejtori Agron Llugaliu.

“Kjo kompani merret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore” – thuhet në njoftim.

Kjo është kompania e tetë në Kosovë që e merr këtë certifikatë, ndërsa Dogana ka thënë se është e përkushtuar që të iu krijojë lehtësira në procedurë kompanive që plotësojnë kriteret e parapara me ligj.

“Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit” – ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img