14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Dogana e Kosovës konfiskon pjesë të veturave në vlerë 10 mijë euro në Fushë Kosovë

Dogana e Kosovës ka vazhduar me aksione për konfiskimin e mallrave të kontrabanduara, përcjell GazetaDemos.

Nga dogana u bë e ditur se pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikë kalimin kufitar të Vermicës me datën 11 shtator 2023, njësitë e Doganës kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.

“Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë. Në objekt janë gjetur pjese  rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga Dogana e Kosovës:

Konfiskohen mallra me vlerë 10.000 euro në vazhdimin e aksionit

Prishtinë 14 shtator 2023,  Pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikë kalimin kufitar të Vermicës me datën 11 shtator 2023, njësitë e Doganës kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.

Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshin në mënyrë të padeklaruar. Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë. Në objekt janë gjetur pjese  rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro. Gjithashtu lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky sukses i Doganës së Kosovës dëshmon një herë tjetër përkushtimin në luftën kundër kontrabandës dhe aktivitete ilegale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img