3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Dogana e ATK-ja i mundësuan arkës së shtetit afro 2 miliardë euro të hyra

Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, janë dy institucione, të cilat e mbajnë “gjallë” buxhetin e Kosovës.

Për nëntë muaj, Dogana ka arritur t’i arkëtojë mbi 1.2 miliardë euro nga taksat doganore, ndërsa për po të njëjtën periudhë ATK-ja ka arkëtuar mbi 644 milionë euro.

Bazuar në raportin e të hyrave dhe të shpenzimeve të Qeverisë, gjatë periudhës janar – shtator 2023, të hyrat bruto të arkëtuara nga Dogana, kanë shënuar një rritje prej 76.45 milionë eurosh, duke arritur në vlerën bruto prej 1,202.42 milionë eurosh, apo për 7% më shumë krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Shuma e kthimeve arriti shifrën prej 1.26 milionë eurosh dhe si efekt të hyrat neto shënuan vlerën prej 1,201.16 milionë eurosh, ose një rritje prej 75.87 milionë eurosh apo 7%, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Ndërsa të hyrat e mbledhura nga Administrata Tatimore e Kosovës gjatë periudhës së sipërcekur janë realizuar të hyrat bruto të arkëtuara kanë shënuar një rritje prej 101.38 milionë euro, duke arritur vlerën prej 644.18 milionë eurosh bruto apo për 19% me shumë krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Shuma e kthimeve arriti shifrën prej 42.24 milionë eurosh dhe si efekt të hyrat neto shënuan vlerën 601.94 milionë eurosh ose rritje 105.45 milionë sosh, apo 21% me shumë krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit paraprak .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img