-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dogana: Barnat pa banderola në Skenderaj u gjetën në banjën e një lokali

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se sasia e barnave pa banderola të Republikës së Kosovës, që janë konfiskuar para tre ditësh në Skenderaj, janë gjetur në një vend johigjienik – në banjën e një lokali.

I ftuar të hënën në KTV, Stavileci ka thënë se ende nuk dihet vlera e saktë e tyre pasi aktualisht po punohet në procedurën e vlerësimit të këtyre produkteve.

“Sasia në Skenderaj ka qenë e konsiderueshme, vlera ende nuk dihet për shkak se janë konfiskuar dhe janë në procedurë të vlerësimit të këtyre produkteve, por mund të ju them që mënyra se ku i kemi gjetur ka qenë mjaft johigjienike, në banjën e lokalit kanë qenë të mbyllura këto barna”, ka thënë ai.

Stavileci ka shtuar se kohët e fundit është ulur niveli i kontrabandës, krahasuar me disa vjet më parë.

“Më parë kemi kapur sasi më të mëdha të kontrabandës, në vlerë deri në 200 mijë euro. Në kohët e fundit, edhe nga aspekti i rritjes së të hyrave, edhe nga aspekti i profesionalizmit, edhe nga aspekti i vetëdijesimit të kompanive dhe bizneseve të Kosovës, nuk ka kontrabandë në nivele aq të larta, por normalisht që nuk ka vend në botë që mund të thotë se është imun ndaj kontrabandës. Disa produkte, jo vetëm barnat, të cilat kanë vlera më të mëdha në sasi më të vogla, konsiderohen si mallra më lehtë të kontrabandueshme për shkak se mund të fshihen në çanta”, ka thënë ai.

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skenderaj të premten.

Nga kontrolli zyrtarët kanë zbuluar barna të pa zhdoganuara (pa banderola) në sasi të konsiderueshme.

“Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës”, njoftoi Dogana.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img