-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dogana alarmon se në Kosovë po prodhohet një lloj i ri i vajit të ndaluar

Në vendin tonë ka nisur të prodhohet një lloj i ri i vajit i ndaluar për përdorim në automjete. Ky vaj është duke u përzier me derivate të naftës dhe po u shitet vozitësve.

Vtëm vitin e kaluar në 4 kontrolle të bëra janë konfiskuar mbi 142 mijë litra, në vlerë prej rreth 65 mijë eurosh, raporton KTV.

Auto mekanikët thonë se ka numër të madh të automjeteve që po kanë prishje për shkak të derivateve e të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha për automjetet.

Sipas tyre prodhuesit gjerman u kanë sjellë një lloj lëngu me qëllim të uljes së mundësisë së dëmeve tek automjetet.

Edhe drejtuesit e njërit prej laboratorëve të certifikuar thonë se mos kontrolli i tij është një nga shkaktarët e ndotjes së madhe, por edhe ndikues në sëmundjet e ndryshme.

Ky produkt bashkë me automjetet janë pjesë e ndotësve të mëdhenj të ajrit.

Vitin e kaluar janë importuar mbi 30 mijë automjete të vjetra.

Ky numër është shumë më i madh se në vitin 2016 dhe kjo ndodhi pasi skadonte vendimi i qeverisë i marrë në marsin e vitit 2015 me të cilin lejohej importimi i automjeteve më të vjetra se 10 vjet.

Nga ajo kohë importimi i tyre për çdo vit është rritur.

Deri në fund të vitit 2017 numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 334 mijë e 440, apo 4.6% më shumë se në 2016.

Bazuar në një dokument të Bashkimit Evropian, të matjeve të realizuara në disa pjesë, trafiku rrugor prin në listën e ndotësve më të mëdhenj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img