Presidenti i “Republika Srpska” Milloard Dodik për agjencinë e lajmeve “Srna” ka folur për takimin që Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq kanë pasur në Paris me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas të sanksionuarit të SHBA-së, një takim i tillë “paraqet kërcënim të drejtpërdrejt për sovranitetin e Bosnjës dhe një akt të drejtpërdrejt të shkatërrimit të Bosnje e Hercegovinës”, shkruan Sarajevo Times, transmeton Express.
Dodik ka thënë në këtë mënyrë Komshiq dhe Beqiroviq tregojnë se “janë të gatshëm të njohin atë që Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh”, dhe ka akuzuar dy politikanët se takimi i tyre me Kurtin “është një nga provokimet e paramenduara”.
Sipas tij, ata “po ndërhyjnë në punët e brendshme të Serbisë”
Njeriu që gjendet në listën e zezë të SHBA-së ka thënë se “Republika Srpska” “kurrë s’do të pajtohet me një gjë të tillë pavarësisht nga qëndrime te politikanëve të Bosnjës”./Express/