Presidenti pro-rus i Republikës Serbe në Bsonjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka reaguar për ngjarjet në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se Republika Serbe do të miratojë një rezolutë në Asamblenë e saj në mbështetje të serbëve të Kosovës.
“Në ditët në vijim, Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe do të miratojë një deklaratë për mbështetjen e popullit serb në Kosovë dhe integritetit territorial të Serbisë”, tha ai.
Dodik pretendon se reagimi i pjesëtarëve të KFOR-it ndaj protestuesve serbë në veri ishte “krejtësisht i papërshtatshëm”.
Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës tha se sjellja e KFOR-it “tregon se prania e tyre nuk garanton sigurinë e popullit serb”.