-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dodiku, i sanksionuar nga SHBA dhe MB, ftohet në Greqi – aty takohet me zyrtarët europianë Eichhorst dhe Lajçak

Presidenti i Republikës Srpska të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, përkundër se është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar për veprimet e tij nacionaliste dhe kundër marrëveshjes së Dejtonit, ishte mysafir i Forumit Ekonomik i Delfit sivjet në Greqi që u mbajt në datat 10-13 prill.

Ai atje është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, si dhe drejtoreshën menaxhuese për Europën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Europian të Jashtëm në Bruksel, Angelina Eichhorst.

Sipas një njoftimi të Dodikut në X, ai atje ka folur për situatën në rajon, si dhe “rrugën europiane” të Bosnjës.

“Diskutova situatën aktuale politike në rajon, si dhe rrugën europiane të BeH pas hapjes së negociatave të anëtarësimit, në takime të veçanta në Delphi me Angelina Eichhorst dhe Miroslav Lajcak. Kjo ishte një mundësi tjetër për mua për t’u përcjellë atyre pikëpamjet e qarta të Republika Srpska për ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Dodik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img