Site icon PrishtinaPress

Dodik: Nëse e refuzojmë propozimin, duhet ta bëjmë të gjithë së bashku

Kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik ka deklaruara se “vendimi për marrëveshjen franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovën duhet të merret bashkërisht nga qeveria dhe opozita në Serbi, por edhe nga shoqëria serbe në tërësi”.

“Nëse plani franko-gjerman refuzohet, atëherë ai duhet të refuzohet nga qeveria dhe opozita, si dhe shoqëria në tërësi. Gjithashtu, nëse e pranojmë, atëherë duhet ta bëjmë të gjithë”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka shtuar se “serbët, kudo që jetojnë, duhet të bashkohen dhe të jenë të bashkuar rreth negociatave”.

Siç pretendon ai, “duhet të merren parasysh pasojat e mundshme që kanë të bëjnë me zgjidhjen për Kosovën”, të cilat, sipas fjalëve të tij, “mund të ndryshojnë qëndrimin e përgjithshëm të serbëve”.

“Nëse refuzojmë, do të refuzojmë së bashku, nëse pranojmë, duhet të pranojmë së bashku. Dhe kjo është e rëndësishme vetëm që Serbia dhe serbët të mos jenë përsëri të ndarë”, ka thënë ai./Prishtinapress/

Exit mobile version