Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, po i gëzohet fitores së Putinit në Rusi dhe sipas tij presidenti rus është “ i mençur dhe po e udhëheq vendin në drejtimin e duhur”.
Dodik që duket i fiksuar pas Putinit tha se ai ka fituar bindshëm, anipse kjo u arritë pas një lufte të pamëshirshme të Putinit ndaj kundërshtarëve dhe mospajtuesve.
Postimi i tij i plotë:
Mandati i pestë në krye të Federatës Ruse, i fituar me një fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale, është një konfirmim se presidenti Vladimir Putin ka besimin e madh të popullit rus dhe se ai po e udhëheq vendin në drejtimin e duhur.
Fitorja e presidentit Putin u prit me gëzim në popullin serb, sepse tek ai shihet një burrë shteti dhe një mik, tek i cili mund të mbështetemi gjithmonë dhe që kujdeset për popullin tonë. Ne jemi gjithashtu të lumtur që populli rus ka zgjedhur një burrë shteti serioz, të përgjegjshëm dhe të mençur si udhëheqës, sepse kjo është një garanci që vlerat tradicionale do të ruhen në botën e sotme… Unë e përgëzoj Presidentin Putin, një mik i dashur i Republikës Srpska dhe popullit serb, për mandatin e tij të ri. I uroj atij shëndet të mirë, forcë dhe këmbëngulje në rrugën për të shpëtuar Rusinë dhe për të sjellë paqe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë botën.