1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dodik: Asnjë politikan serb sot s’mund të kërkojë diçka më pak sesa kërkonte Lazari

Milorad Dodik, anëtari serb në presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës – i cili njëkohësisht është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë të martën se “asnjë politikan serb sot nuk mund të kërkojë diçka më pak sesa kërkonte Lazari në vitin 1389”.

Kjo deklaratë e tij erdhi teksa në Serbi shënohet “Vidvodani” një festë nacionale dhe fetare që përkujton princin Lazar – i cili në mesjetë ishte prirës i gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Sipas Dodikut, misioni i Lazarit ishte që “populli serb ta ketë kombin, shtetin, lirinë dhe t’i mbrojnë vetë ato”.

Dodik ushtarët e Lazarit i ka cilësuar si “dëshmorë”, raporton Tanjug

Shënimi i Betejës së Kosovës e ka edhe një tjetër histori, të dhimbshme për shqiptarët dhe boshnjakët.

Pasi në shënimin 600 vjetorit të asaj beteje, 15 qershor 1989, ish-lideri i Jugosllavisë, Sllobodan Milloseviq, mbajti një fjalim në frymën shoviniste të Lazarit.

Më pas kishte pasuar lufta në Ballkan, ku mbaroi me gjenocidin serb në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img