1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Doda në mbledhjen e dy kuvendeve: Mungojnë Thaçi, Veseli, Krasniqi e të tjerë

Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda, ka thënë në mbledhjen e kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, se në sallë mungojnë ish-komandantët e UÇK-së.

“Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë. Duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit dhe njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj dhe jo kriminelë lufte “, tha Doda.

“Ne sot bashkërisht mbrojmë luftën dhe heronjtë tanë nga çdo sulm. Nuk mund të humbim në paqe atë që fituam në luftë. Kosova dhe beteja e saj janë fitore të jashtëzakonshme në mijëvjeçarin e ri”, shtoi ajo.

“A është gabim të ëndërrosh bashkimi kombëtar? Në fakt është gabim të ëndërrosh dhe të mos punosh për të”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img