Site icon PrishtinaPress

“Do vij” lansohet nga Vedat Ademi

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Vedat Ademi, ka publikuar këngën e re.

“Do të vij” titullohet projekti i radhës i tij, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video.

Tekstin e ka shkruar Kevin Kalo, kurse për producimin është përkujdesur Gent Myftaraj (GMaj7 Production).

Vedat Ademi (Foto: YouTube)

Videoja i është besuar produksionit të njohur ‘Pro Video’.

Projektin tashmë të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të Vedatit në platformën YouTube.

Ademi shquhet për vokalin e veçantë dhe që nga fillimi i karrierës i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor.

Kjo vjen pas “Kënga Jonë” që e solli të kompletuar me klip në muajin prill.

Exit mobile version