Koordinatori i partisë në pushtet, Valon Hoti pretendon se disa nga deputetët e partive opozitare do të qelbën në burgje për krimet e bëra gjatë 20 viteve të fundit.
Hoti tha se se kryeministri Kurti nuk do të ndalet dhe se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të tërhiqet.
“Sulmojnë kështu se e dinë që së shpejti disa nga ta do të qelben burgjeve për hajnitë dhe krimet që i kanë bë tash e 20 vite. Albin Kurti nuk ndalet, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk zbrapset“, ka shkruar Hoti në Facebook.
Reagimi tij erdhi pas përplasjes fizike mes opozitës dhe pozitës në Kuvendin e Kosovës.