Vassily Nebenzia, përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka bërë një kërkesë ndaj Gjykatës Speciale.
Ai ka ka kërkuar që t’i dënojë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.
Sipas tij ata duhet marrë “dënimin që meritojnë”.
“Në këtë kontekst, është gjithashtu e qartë se Prishtina ka shpallur vazhdimësi midis “policisë” aktuale dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një organizatë terroriste, liderët e së cilës, përfshirë Hashim Thaçin, aktualisht po gjykohen si të akuzuar për krime të rënda lufte pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Ne besojmë se Dhomat nuk do t’i përsërisin gabimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe se të gjithë ata që janë përgjegjës do të marrin dënimin që meritojnë. Në këtë kontekst, refuzimi i Prishtinës për të paguar dëmshpërblim viktimave të krimeve të kryera nga luftëtarët e UÇK-së, në kundërshtim me vendimet e marra në Hagë, flet vetë në mënyrë të qartë”, ka deklaruar Vassily Nebenzia.
Këto deklarata, rusi Nebezia i ka bërë gjatë seancës së KS të OKB-së, të hënën, më 23 tetor, teksa është diskutuar rreth situatës në Kosovë.