2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Do të ketë edhe politikanë nga Kosovë që do të futen në listen e zezë të SHBA-së”

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se ka qenë i pritshëm lajmi për sasnksionet ndaj grupit  të Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojqiq, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 , tha se kjo është vetëm një copëz e vogël nga ajo se çfarë SHBA-të kanë përgatitur për Serbinë dhe për vendet e rajonit.

Sheholli: Do të ketë edhe politikanë nga Kosova që ShBA-ja do t’i fus në listën e zezë

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se vendosja e  sanksioneve ndaj grupit të Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojqiq, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë e pritshme.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 , tha se kjo është vetëm një copëz e vogël nga ajo se çfarë SHBA-të kanë përgatitur për Serbinë dhe për vendet e rajonit.

“Nuk ka qenë aspak befasi. Ka qenë shumë e pritur dhe ndoshta janë vonuar pak. Kjo është vetëm një copëz e vogël e asaj që Amerika edhe Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur për Serbinë, e jo vetëm për Serbinë, por edhe për shumë shtete në rajon dhe pjesa e dytë që do të jetë shumë më e fuqishme për disa politikanë, po flasim në këtë rast në Serbi do të jetë jashtëzakonisht një ‘bombë atomike’, për politikanë të shumtë në Serbi por edhe për biznese atje”, ka thënë Sheholli.

I pyetur se a mund të ndodhë një gjë e tillë edhe në Kosovë, Sheholli tha se më së largu në shkurt do të ketë edhe politikanë dhe biznese nga Kosova që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i fus në listë të zezë.

“Natyrisht që Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë pjesë kësaj çështje që ka të bëjë me futjen në listë të zezë të disa personaliteteve politike dhe bizneseve të lidhura me politikën. Kështu që do të kem rastin të shohim edhe në Kosovë, diku në janar të vitit të ardhshëm, më së largu deri në shkurt që të kenë emra dhe mbiemra për të cilët ka informacione të sakta, Departamenti Amerikan”

Më tutje Sheholli deklaroi se në Serbi do të futen në listën e zezë të ShBA-ve, personalitete të fuqishme duke filluar nga kreu i shteti.

“Për sa i përket Serbisë, do të ketë personalitete të fuqishme, duke filluar nga kreu i shtetit, e ministra, gjyqtarë e prokurorë të ndryshëm, e për Kosovën do ta lëmë të bisedojmë diku tjetër”, deklaroi ai.

Sheholli nuk përmendi emra të politikanëve kosovarë që do të futen në listën e zezë të ShBA-ve. Ai deklaroi se burimi për këto informacione është një ndërkombëtar, por që nuk është verifikuar në tërësi ende.

“Burimi është një ndërkombëtar i një shteti shumë të fuqishëm por jo ende totalisht i verifikueshëm në tërësi”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img