-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Do të falimentojmë shumica”, naftëtarët i dërgojnë letër Kurtit

“Ndërmerreni masa!”. 

Me këtë thirrje kanë nisur letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti naftëtarët e Kosovës për të kundërshtuar praktikën e vendosjes së çmimeve tavan për derivateve.

Ata po thotë se çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës, derisa këtë vendim të marrë nga Qeveria po e cilësojnë si skandaloz. 

“Çmimi blerës për naftë sot është 1.75 Euro, dje ishte 1.68 Euro, ndërsa pardje: 1.66 Euro. Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për nafte është 1.67 Euro”, thuhet në letër.

Kryetar i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se kompanitë e naftës po punojnë me humbje dhe se me vendime të tilla të Qeverisë shumica prej tyre rrezikojnë falimentimin.

“Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike dhe shume shpejt shume nga kompanitë do të falimentojmë për shkak qasjes se gabuar te Qeverise ne vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha po ashtu ato individuale me kosto ma te ulet te operimit janë barazuar. Kjo praktike sigurt do t’i falimentojë shume kompani dhe me mija punëtorë do te mbesin pa pune”.

Në fund të letrës, naftëtarët lusin Qeverinë për ndryshim të këtij vendimi, derisa thonë se janë të gatshëm të bisedojnë me të. 

“Sinqerisht ju lutemi qe te ndërroni këtë praktikë, si gjithnjë jemi te hapur të diskutojmë për modalitetin më të përshtatshëm për rregullim të çmimeve, duke u bazuar në analiza të mirëfillta”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img