Gjatë një loje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Gjesti u pyet nga Danja nëse do t’ia kthente ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu, të njëjtën mënyrë nëse ajo do të hynte në këtë format.
Ai theksoi se nuk është person që do të shkelte një grua, dhe se, përkundrazi, do të bënte që ajo të vuante në një mënyrë tjetër.
“Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë. Nuk do t’ia ktheja me të keq, siç më ka bërë mua, por do ta shtija me të mirë që të vuante”, tha ai.
Sa i përket mundësisë që Xheneta të hyjë në “Big Brother VIP”, ai theksoi se nuk do të dëshironte që ajo të merrte pjesë në këtë format.
Gjesti ka folur edhe më parë për keqtrajtimin që ka përjetuar nga Xheneta gjatë kohës që ishte pjesë e një formati më parë.