4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Do shiteshin për mish derri dhe qengji, shpëtohen 1000 mace nga thertorja

Rreth 1000 mace janë shpëtuar nga policia në Kinë teksa po transportoheshin me kamion drejt një thertoreje, ku do të bëheshin gati për tu shitur më pas në treg si mish derri apo qengji.

Duke vepruar në bazë të një informate nga aktivistët e kafshëve në fillim të këtij muaji, oficerët nga Zhangjiagang, kapën një automjet të përdorur për të mbledhur dhe transportuar macet e “rrëmbyera”.

Ata patrulluan rrugët për gjashtë ditë dhe kur kamioni filloi të transportonte macet në thertore, ata ndërhynë duke thirrur policinë.

Gazeta raportoi se aktivistët e kafshëve fillimisht vunë re një numër të madh kutish prej druri të gozhduara që mbanin shumë mace pranë një varreze.

Nisur nga shqetësimet për sigurinë e ushqimit autoritetet kineze ndërmorën aksionin për goditjen e rrjetit të tregtisë së paligjshme që mund të gjeneronte fitime deri në 20.500 dollarë duke mashtruar konsumatorët me mishin e shitur.

Policia dhe autoritetet bujqësore më pas i dërguan macet në një strehë në qytet.

Një aktivist i cituar nga media në Kinë tha se grupet që merren me këtë lloj tregtie mund të shesin një kilogram mish mace për rreth 4 dollarë duke i reklamuar si mish qengji apo derri. Sakaq, çdo mace peshon rreth katër deri në pesë kilogramë pas përpunimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img