1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Do mbrojmë vendin”, ministri serb kërcënon Kosovën

Pas njoftimeve se ushtria serbe është vendosur në gatishmëri të lartë, ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçevic pohoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se ushtria është duke u dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën.

Ushtria, tha ai, “i merr pozitat e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”.

Në deklaratën e tij, Vuçevic e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Policia e Kosovës hyri në ndërtesat komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe më pas Leposavicit –komuna të banuara me shumicë serbe – pavarësisht rezistencës së një grupi qytetaresh. Kreret e policisë nënvizuan se në këtë mënyrë po ndihmonin kryetarët e rinj të komunave të veriut të Kosovës që të hynin në objektet zyrtare, një ditë pasi kishin bërë betimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img