Site icon PrishtinaPress

DnV shpalos parregullsitë e zgjedhjeve në veri

Votime me dokumente të Serbisë, vështirësia e votuesve për të gjetur emrat në lista, votim familjar dhe jashtë kabinave, janë vetëm disa nga parregullsitë e evidentuara  në procesin zgjedhor në veri të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Demokracia në Veprim në një konferencë të mbajtur për media.

Eugen Cakolli nga DnV tha se deri në orën 12:00, dalja e votuesve në zgjedhje është 21%, ku prin komuna e Leposaviqit me përqindjen më të madhe të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

“Deri në ora 12:00 në bazë të informatave nga vëzhguesit tonë në terren kanë dalë për ta ushtruar të drejtën e tyre të votës 21% e qytetarëve në katër komunave veriore kanë. Komuna e Leposaviqit prin me dalje të votuesve me 24%, Zveçani me 21% të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, në Mitrovicë kanë dal 20% të votuesve, ndërsa në Zubin Potok 18%”

Cakolli derisa renditi edhe disa probleme të hasura nga vëzhguesit e DnV-së, ftoi qytetarët që të dalin të votojnë në këto katër komuna.

“Parregullsitë më të shpeshta deri në orën 12:00 kanë qenë si identifikimi i votuesve dhe votimi me dokumente të Serbisë që është lejuar nga ana e komisionerve. Po ashtu edhe vështirësia e votuesve për të gjetur emrin në listën e votuesve në dy vendvotime, një në Mitrovicën e Veriut një në Leposaviq. Pastaj problem tjetër ka qenë edhe votimi familjar ku është votuar në 15 vend votime në mënyrë familjare këto komuna. Mitrovica prin me 7 raste për votim familjar. Po ashtu ka pasur raste të votimit jashtë kabinave në 3 vend votime në Leposaviq. Pastaj kemi pasur edhe problemi e tentativës për më shumë se një herë për të votuar, është evidentuar vetëm në shkollën “Aziz Sylejmani” në Mitrovicën e Veriut. Ka pasur edhe raste të posterëve të kandidatëve që kanë qenë të pranishëm përball vendvotimit por kur kemi bërë kërkesë t’i largojnë i kanë larguar”, ka thënë ai.

Exit mobile version