-2.3 C
Pristina
Thursday, February 20, 2025

Buy now

spot_img

DnV: Regjionet me daljen më te madhe mbi mesataren në nivel vendi (ose mbi 40%) janë ai i Prishtinës, Ferizaji…

Dhjetë orë që nga hapja e vendvotimeve në të gjithë vendin, është raportuar se procesi i votimit po rrjedh i qetë dhe me një interesim të shtuar të qytetarëve për të votuar. Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), dalja në votime deri në orën 17:00 është rreth 38.9% (me margjinë gabimi+/-0,75).

Regjionet me daljen më te madhe, mbi mesataren në nivel vendi (ose mbi 40%) janë ai i Prishtinës, komunave me shumicë serbe dhe ai i Ferizajt. Regjionet me dalje sa mesatarja në nivel vendi janë Gjilani dhe Mitrovica e Jugut ndërsa me dalje më të ulët sesa mesatarja në nivel vendi janë regjioni i Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës.Dukuria më prevalente që e ka përcjellë procesin e votimit që nga mëngjesi kishte të bëjë me ankesat e qytetarëve për t’a gjetur vendvotimin e duhur. Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar se deri në orën 17:00, vështirësi për t’a gjetur emrin në Listën e Votuesve, rrjedhimisht për t’a identifikuar vendvotimin adekuat ka pasur në 53% të vendvotimeve, deri në 10 raste. Madje, në 18% të vendvotimeve është raportuar që ka pasur deri në 50 raste kur votesit kanë pasur vështirësi për të gjetur vendvotimin e duhur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img